- Reklama -

Szunyog: Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’është monoetnik

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është monoetnik.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se asociacioni duhet të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me Kushtetutën e Kosovës.

- Reklama -

“Lidhur me këtë kisha thënë përsëri, kjo është një marrëveshje që është nënshkruar në vitin 2013, po ashtu është ratifikuar edhe nga ana e shumicës në Kuvendin e Kosovës. Pra nuk është vetëm marrëveshje ndërkombëtare, por është edhe e drejtë e brendshme e miratuar nga shumica kushtetuese”.

“Po ashtu, kemi një tjetër marrëveshje në vitin 2015, që pastaj është dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse e lexoni me vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në esencë thotë se Asociacioni do të duhej të themelohej dhe se statusi do të duhej të hartohej”.

“Pra nga perspektive ime, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon themelimin e asociacionit. Po ashtu, kisha theksuar një gjë tjetër të rëndësishme, nuk është një asociacion monoetnik siç thonë disa njerëz”.

“Ka pra komunitete të mëdha jo-serbe të cilat jetojnë në ato 10 komuna. Pra ky asociacion, përsëris, do të duhej të themelohej në bazë të marrëveshjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

“Po ashtu, në asociacion parashihet që të ofrohen shërbimet edhe për komunitetet jo-serbe, nuk është ekskluzivisht monoetnik”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort