Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeksun me rastin e 86-vjetorit të lindjes.
Pas urimit Haradinaj ka kërkuar nga Ati i Shenjtë që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tone”, ka shkruar ai.
“Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”.