- Reklama -

Bubullima e vetëtima e shkundën Kosovën gjatë natës, IHMK thotë se janë fenomene të rralla

Gjatë natës së mbrëmshme në vendin tonë pos reshjeve të shiut kanë ndodhur bubullima e vetëtima, të cilat ndodhin rrallë dhe po vlerësohen në forma të ndryshme nga qytetarët.

Derisa stinës së vjeshtës po i vije fundi vendi jonë është përcjell me reshje jo të pakta shiu e me temperatura të ngrohta të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët e para të dimrit.

- Reklama -

Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, tha për Gazetën Sinjali se zbrazjet elektrike kanë filluar natën, si pasoj e temperaturave të larta ditëve të fundit dhe ndryshimit enorm të presionit atmosferik.

“Kushte që e bëjnë të mundur që në troposferë të ndodhin këto procese fizike, ndonëse fenomene të rralla, por po krijohen kushtet që rrallëherë të ndodhin këto fenomene”, tha Aliu.

Parashikuesi i motit , tregoi se reshjet e shiut ishin të intensitetit të ulët deri mesatar, kështu që sasia totale e tyre nuk është e lartë 4-11mm. Por prapë edhe pse në sasi të ulët mund të shkaktojnë vështirësi, sepse para tri ditësh ka pasur sasi të mëdha të reshjeve, kryesisht në Dukagjin. Toka tani vetëm se është e “ngopur” me reshje dhe sasitë që po bien mund të mbesin në sipërfaqe, sidomos në rrugë dhe vende të betonuara dhe ku infrastruktura është e dobët.

“Rënie të mëdha të temperaturave nuk parashihet edhe pse edhe 4 ditë kanë mbetur kur zyrtarisht do të filloj stina e dimrit, minuse të lehta do të ketë por jo minuse dyshifrore, ato temperatura të ulëta priten në janar dhe shkurt”, tha Beslim Aliu.

Sipas tij së pari duhet të ketë rënie të temperaturave, erëra nga veriu, VP dhe VL , ulje të presionit e atëherë pastaj plotësohen kushtet për borë, një gjë e tillë nuk parashihet të paktën deri me datën 28 dhjetor.

“Me 21 dhjetor kur edhe fillon dimri në orën 22 e 36 minuta do të dalim me një prononcim për të parashikuar motin për natën e ndërrimit të vitit”, tha Besim Aliu, koordinator dhe Parashikues i Motit në IHMK.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort