Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Takimi pritet të mbahet nga ora 14:30.
Ky takim do të jetë i mbyllur dhe mediave u është bërë me dije se mund të marrin pamje në fillim të takimit.