- Reklama -

Ish-diplomati holandez për vizat: Shpresoj për implementim pa vonesa të pa arsyeshme

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpresuar në implementim pa vonesa të vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën.

Bosch, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka arsye objektive për vonesë të mëtutjeshme të vizave.

- Reklama -

“Le të shpresojmë që nuk do të ketë më arsye dhe do të implementohet sa më shpejt dhe nuk duhet të presin edhe një herë pa ndonjë arsye objektive”, ka shkruar Bosch.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin negociues të Këshillit për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian shpejt për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, tha Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme Çeke, në një deklaratë të publikuar. në faqen e internetit të Këshillit të BE-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort