- Reklama -

Daka: Presidentja ka 10 ditë që ta shpallë datën e zgjedhjeve në komunat veriore

Ish-kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka 10 ditë kohë që të shpallë datën e zgjedhjeve për komunat veriore të vendit.

Daka në një lidhje direkte për emisionin 60 Minuta në KTV të hënën, ka thënë se presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet edhe pa njoftim nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal.

- Reklama -

Sipas Dakës, asnjëherë deri më tani nuk ka pasur situatë të ngjashme si kjo që është krijuar në veri të Kosovës.

“Asnjëherë deri më sot nuk ka pasur situatë të ngjashme. Sa i përket deputetëve është pak më e thjeshtë sepse nga KQZ-ja me siguri është kërkuar të bëhet zëvendësimi i tyre dhe ai do të bëhet ashtu siç e parasheh ligji, nga radha e partisë së njëjtë dhe nga gjinia e njëjtë. Zgjedhjet duhet të shpallen sepse tashmë nuk ka as nënkryetar që do ta njoftonin ministrinë zyrtarisht. Se si do të mbahen këto zgjedhje është e paraparë me ligjin mbi Zgjedhjet Lokale, të gjitha situatat janë të parapara”, ka thënë ajo.

Katër komunat veriore të Kosovës kanë mbetur pa kryetarë për shkak të dorëheqjeve që ata kanë dhënë javën e kaluar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort