Edhe pse Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, me ardhjen e kësaj vaksine, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë qytetarët do ta kenë atë falas.
Edhe përkundër që shumë shtete tjera janë furnizuar me vaksinat kundër COVID-19, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë si furnizim.
Megjithatë, me furnizimin me to, vaksinat do të jenë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë ditë më parë se furnizimi i parë në Kosovë do të bëhet në muajin shkurt.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë sot për Express se vaksinat kundër COVID-19 mund të vijnë para muajit mars.
Dozat e para të vaksinës pritet të vijnë nga COVAX, i cili i ka ofruar Kosovës 20 për qind të vaksinave falas.
Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën të gjithë qytetarët vaksinën do ta kenë në dispozicion falas.
“ Kosova ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurove në kuadër të buxhetit 2021 për vaksinat që do t’i blejë vet për nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksinë që do t’u jepet qytetarëve të Kosovës, do të jetë falas”, është thënë nga MSH.
Megjithatë, derisa shumë shtete, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Serbinë kanë filluar të furnizohen me vaksina, Kosova ende nuk e ka marrë asnjë dozë të tyre, dhe përveç dozave që do të vijnë falas nga COVAX, nuk dihet se kur do të sigurohet pjesa tjetër e tyre.
Ndërsa, Shqipëria ka ofruar ndihmë për Kosovën sa i përket vaksinimit.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të 10 mijë vaksinave që do t’i marrin në javën e tretë të janarit, do t’i dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët.
Express ka mësuar se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen
Përndryshe, derisa ka pasur qytetarë që janë shprehur skeptik për vaksinim, mikrobiologu Lul Raka, kishte deklaruar se sapo të furnizohet Kosova me vaksina, çdo qytetarë që ka mundësi vaksinim, duet ta bëjë një gjë të tillë.