- Reklama -

Tri gra u arrestuan dje në Kosovë pasi lejuan fëmijët e tyre të kërkonin lëmoshë rrugëve

Tri gra janë arrestuar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve.

Policia njofton se dy nga të dyshuarat janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë hasur bashkë me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë.

- Reklama -

Dy të dyshuarat me rekomandim të Prokurorit të Shtetit janë liruar, ndërsa rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku është arrestuar një grua pasi katër fëmijët e saj janë hasur duke kërkuar lëmoshë.

Edhe në këtë rast e dyshuara është liruar me rekomandim të Prokurorit të Shtetit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Raporti i policisë:

Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmiun e saj (viktimën mashkull kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmiun e saj (viktimën femër kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE

Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë 24.10.2022 – 14:20. Janë hasur katër (4) fëmijë/viktima kosovar duke kërkuar lëmoshë, më pas janë identifikuar edhe prindërit e tyre, ku është arrestuar nëna e viktimave e dyshuara kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort