- Reklama -

Clark: Sa herë që vi në Kosovë impresionohem, jam mirënjohës për mikpritjen që më bëhet

Gjeneral Wesley Clark, përmes një video-mesazhi i është adresuar Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ai është shprehur se me udhëheqjen e presidentes Osmani është shfaqur përkushtimi, vendosshmëria ndaj Agjendës për Gratë, Sigurinë dhe Paqen.

- Reklama -

“Këtë verë, me udhëheqjen e presidentes Osmani është shfaqur përkushtimi, vendosshmëria ndaj Agjendës për Gratë, Sigurinë dhe Paqen. Ne e dim të gjithë krizën dhe nevojën për të gjetur zgjidhje dhe kjo nënkupton se duhet të jemi të vendosur kur kërkohen politika të tilla. Unë e kam parë drejtpërdrejtë se kur gratë marrin pjesë në procese të ndërtimit të paqes, paqja është më e barabartë, më e drejtë dhe më e qëndrueshme. Çfarë ka më të mirë nga kjo konferencë sesa ndërtimi i aleancave për të mbështetur paqen, pra të gjithë së bashku duhet t’i tejkalojmë këto sfida të rënda”, u shpreh ai.

Clark tha se sa herë që vjen në Kosovë impresionohem dhe u shpreh mirënjohës për mikpritjen që i bëhet.

“Kam pasur nderin tim dhe kam qenë pjesë e të gjitha përpjekjeve në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për këtë mikpritje që i keni dhënë ShBA-së dhe mua personalisht dhe mund të them që saherë që vi në Kosovë gjithmonë impresionohem dhe e shoh partneritetet që i krijoni në demokraci dhe zhvillim ekonomik. Tash së voni kam qenë atje dhe jam kthyer me zemër të plotë, me kurajo të zhvilluar dhe zemra ime qëndron krenare me gjithë ato që keni arritur për njëri tjetrin, por edhe për demokracinë në gjithë Evropën dhe botën”, u shpreh tutje ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort