Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi do t’i shkojnë nesër për vizitë ish-krerëve të UÇK-së.
Dy ikonat kosovare të xhudos, Kuka e Kelmendi kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Holandës, në një takim për të promovuar suksesin e xhudos së Kosovës, si dhe për t’u dakorduar për programin drejt Lojërave Olimpike.
- Reklama -
Ky takim do të zhvillohet me federatat mike të Holandës dhe Gjermanisë.
Po ashtu, siç njofton Kuka në ‘Facebook’, dyshja do të takojnë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi e po ashtu edhe ish-nënkryetarin e OVL e UÇK-së.
- Reklama -