- Reklama -

Prokuroria beson se biznesmeni Bedri Rexhepi u vra për 30 mijë euro

Prokurori në rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, Armend Haliti, ka njoftuar se është vërtetuar identiteti i viktimës që është zhdukur në prill të vitit 2021.

Haliti në një konferencë për media të martën, ka thënë se për këtë rast është ngritur aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, që dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë me bashkëkryerje” dhe “Dëmtim i kufomës”.

- Reklama -

Sipas tij, vrasja ka ndodhur për motive të përfitimit material, përkatësisht për 30 mijë euro.

“Dje (e hënë) gjatë ditës kam informuar familjarët e viktimës se në bazë të të gjeturave antropologjike mjekoligjore, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj, sigurimi i të gjitha provave dhe dëshmive mirë të bazuara, kam arritur të ngrejë aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë me bashkëkryerje’ dhe ‘dëmtim i kufomave’. Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale, pas një hetimi për 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilat të akuzuarit kanë besuar se i ndjeri i posedon dhe më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, ka thënë ai.

Prokurori Armend Hamiti, njoftoi se zyrtarisht, trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti, derisa për rastin janë dëgjuar mbi 30 dëshmitarë.

“Në aktakuzë thuhet se 29 dëshmitarë relevantë janë paraparë në aktakuzë. Janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por këta 29 na kanë ndihmuar në pistat e hetimit. Kemi dalë në teren, kemi bërë ekzaminim të telefonave të te pandehurve nëpërmjet antenave. Janë siguruar lëvizjet e të pandehurve në ditën kritike. Tash është bërë edhe ngritja e aktakuzës ku do të fillojë procesi gjyqësor”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

E rëndë: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë

Sot, më datë 11.05.2025, rreth orës 18:20, në Stacionin...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort