Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.
Sipas njoftimit, H.S., me bashkëshorten dhe vajzën e tij kishin lëshuar territorin e Kosovës duke depërtuar në Siri me qëllimin për t’iu bashkangjitur ISIS-it.
I pandehuri atje është regjistruar si pjesëtar i organizatës terroriste.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.S., me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, ka udhëtuar për në Stamboll – Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ‘ISIS-it’”, njoftoi prokuroria.