- Reklama -

Evetar Zeqiri emërohet kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it

Bordi i drejtorëve të KOSTT-it në mbledhjen e mbajtur të enjten, në mënyrë unanime ka vendosur që të emërojë kryeshef ekzekutiv, Evetar Zeqirin.

Bordi i drejtorëve në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.

- Reklama -

Po ashtu, ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar.

Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë.

Ai po ashtu është anëtarë i plotë në CIPFA & CMI (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.

Evetari ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim. Zeqiri sjell një përvojë të pasur dhe diverse nga sektori publik, privat, i ndërmarrjeve publike, sektori financiar si dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.

Ndër përvojat e ndryshme, ai ka punuar për disa vite në auditim të jashtëm tek Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë. Së fundmi ai ka punuar si menaxher financiar dhe i administratës në një kompani me bazë në Zvicër duke implementuar një projekt disa vjeçar në sektorin e ujrave.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort