- Reklama -

Nasuf Bejta e zëvendëson Vasfije Krasniqin në Kuvend

Nasuf Bejta do ta zë vendin e Vasfije Krasniqit në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo e fundit dha dorëheqje nga ky post.

Ky vendim u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e së martës.

- Reklama -

Bejta i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.

Ai kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar Vjosa Osmanin.

Ndryshe, deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi, është tërhequr nga pozita e deputetes më 21 shtator.

Ajo ka treguar se këtë vendim e ka marrë për arsye shëndetësore.

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, ka njoftuar Krasniqi përmes llogarisë së saj në Facebook.

“Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort