96 familje do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja në Lezhë, të cilat i kanë përfituar nga Programi i Rindërtimit për familjet që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar pamje nga apartamentet e reja.
Rreth dy javë më parë Bashkia Lezhë nisi fazën e parë të shorteut për familjet e prekura nga tërmeti, të cilët pas dy vitesh në banesa me qira do gëzojnë banesat e tyre të reja në këtë fundvit.