LAJME

915 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

915 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2021, 12:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytet të ndryshe në vend, kanë shqiptuar 915 tiketat në bazë të ligjit antiCOVID-19.

Numri i rasteve me coronavirus është rritur në mënyrë enorme javëve të fundit, ndërkaq numri është rritur edhe i atyre që kërkojnë hospitalizim.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1016 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1362 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 31 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika