Në xhamitë e Kosovës është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Në këtë vit faljet e këtyre namazeve që janë karakteristike për muajin e Ramazanit po bëhen në numër të kufizuar për shkak të situatës pandemike në vend.
Osman Mavraj është 91 vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazana.
Ai tha në “Alarm”, se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.“Atëherë kur jemi konë të ri, Ramazani u konë ma i mirë, ma lezet. Tash është ma lehtë me agjëru”. u shprehë Mavraj.