LAJME

9 kandidatë tërhiqen nga zgjedhjet lokale

9 kandidatë tërhiqen nga zgjedhjet lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2025, 11:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar nëntë kandidatë për asamble në zgjedhjet komunale të parapara për 12 tetor. Emrat e tyre u decertifikuan me kërkesë të vetë kandidatëve që të tërhiqen prej garës.

Agim Millaku, Shaban Mehani, Tefik Beqiri, Vlora Gashi, Bajram Pireva, Afrim Koshi, Drita Qela, Gunej Birqi dhe Arjeta Birqi janë emrat që janë decertifikuar.

Sipas planit të aktiviteteve të KQZ-së, të premten është data e fundit që KQZ-ja të certifikojë listën e votuesve.

Aplikimi i votuesve jashtë Kosovës përfundon sot.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika