LAJME

80 prokurorë të shtetit janë angazhuar për ta mbrojtur e votën e lirë të qytetarëve, ftohen qytetarët të denoncojnë parregullsitë

80 prokurorë të shtetit janë angazhuar për ta mbrojtur e votën e lirë të qytetarëve, ftohen qytetarët të denoncojnë parregullsitë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2025, 15:47

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit nga ZKPSh, në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika