LAJME

80 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 1918 gjoba

80 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 1918 gjoba
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 09:55

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1918 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 26 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika