LAJME VENDI 8 të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - September 25, 2021 0 25 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!