- Reklama -

8 lloje farash që duhet konsumuar

Farat janë ushqyese shumë të rëndësishme që kanë shumë benefite shëndetësore. Ato përmbajnë yndyrna të ngopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë shumë të rëndësishëm për organizmin.

Po i përmendim 8 lloje të farave që duhet shtuar në shujtat e përditshme. Mund të përdoren bashkë me sallatat, smothie apo në ndonjë mënyrë tjetër, sipas dëshirës.

- Reklama -

Farat e lirit

lg.php.gifJanë të pasura me proteina, vitaminë B1, omega-3, acide dhe minerale të rëndësishme si zink dhe magnezium. Dy lugë të vogla çaji përmbajnë 6 gramë fibra dhe 4 gramë proteina.

Farat chia

Edhe farat chia janë burim i pasur i proteinave, sidomos për vegjetarianët. Kanë shumë hekur dhe acid folik, kalcium, magnezium, omega 3 dhe fibra. Janë të mira për humbje peshe dhe për zemër të shëndetshme.

Farat e lulediellit

Janë ushqim më vlera të mëdha ushqyese, me një sasi të madhe të vitaminës E dhe antioksidanteve që mbajnë larg gripet dhe forcojnë imunitetin.

Farat e susamit

Farat e susamit janë shumë ushqyese për shkak që përmbajnë minerale esenciale si magneziumi dhe bakri, kalicum dhe vitamin B1. Pavarësisht madhësisë, ato përmbajnë shumë fibra dhe proteina. Janë të mira për zemër, eshtra dhe shtypjen e gjakut.

Farat e quinoas

Ato shpesh mund të mirren për fara gruri. Këto lloj farash konsiderohen si një prej ushqimeve më të shëndetshme, sepse kanë shumë sasi të amino acideve, fibrave, magneziumit, zinkut dhe antioksidantëve të rëndësishëm. Ndihmon në djegjen e kalorive dhe çon deri te humbja e peshës.

Farat e lulediellit

Janë prej farave më të konsumuara dhe përmbajnë sasi të madhe të vitaminës E, zinkut, magnesit dhe omega 6. Reduktojnë rrezikun prej kancerit, sidomos kancerit të prostatës.

Farat e lulëkuqeve

Këto farë të vogla janë përplot me vlera ushqyese. Janë burim i mirë i kalciumit, hekurit dhe fibrave dietale.

Farat e kanabisit

Përmbajnë 10 gramë proteinë për ons dhe janë burim i mirë i yndyrnave të ngopura. Janë të pasura me vitaminë E, magnesium, kalcium, hekur, sulfur dhe zink. Kanë benefite të mëdha shëndetësore lidhur me humbjen e peshës, reduktimin e kolesterolit dhe ngritjen e imunitetit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Përhapja e gripit, rsv dhe norovirusi po rritet

Sezoni i dimrit këtë vit ka sjellë një valë...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Pas cilës moshë duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë lëkurës, flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort