Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 797 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar një vdekje nga ky virus, ndërkaq janë regjistruar edhe 47 infektime të reja.
Janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 892.





