Home LAJME 74 punëtorë vdiqën gjatë 5 vjetëve të fundit, kërkohet ligj për shëndetin në punë

74 punëtorë vdiqën gjatë 5 vjetëve të fundit, kërkohet ligj për shëndetin në punë

0
74 punëtorë vdiqën gjatë 5 vjetëve të fundit, kërkohet ligj për shëndetin në punë

Gëzim Xërxa, ekspert në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë, ka thënë se Kosovës i mungon legjislacioni në këtë fushë. Në shënimin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ai në emisionin Sot në KTV ka treguar se për 5 vjetët e fundit 74 punëtorë kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në punë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=GZAKLrgwkEc&feature=emb_title

“Nëse nisemi nga 5-vjeçari i fundit i kemi diku 74 raste të aksidenteve që kanë përfunduar me fatalitet, kurse aksidentet që trajtohen në rastet kur ndodh aksidenti dhe punëmarrësi kalon në pushim mjekësor 3 ditë pune konsiderohet aksident i rëndë dhe kemi diku 5 vjetët e fundit deri në 500 raste”, tha ai.

Xërxa e sheh të nevojshëm edukimin e të gjithë akterëve në vend për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndërsa ka deklaruar se elementet bazike në vendin e punës nuk janë një problem më.

“Viteve të fundit ka përmirësim të aspektit të elementeve bazike nga fusha e sigurisë në punë përgjithësisht si pajisjet profesionale mbrojtëse, kohëve të fundit më nuk paraqesin problem në vete për mungesën e tyre sepse shumica e subjekteve afariste apo juridike e kanë të qartë që investimi i sigurisë në punë vetëm çka iu rritë produktivitetin e tyre”, tha ai.

Ai e quajti nevojë imediate krijimin e legjislacionit për menaxhimin e shëndetit në punë përmes mjekësisë së punës.

“Për momentin na mungon një legjislacion specifik për shëndetin në punë. Çdo vit bazuar në të dhënat e OBSH kemi 160 milionë raste të reja çdo vit t sëmundjeve profesionale që derivojnë nga vendet e punës”, theksoi Xërxa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here