Sekretarja e Përgjithshme e RCC morri pjesë në seancën plenare të nivelit të lartë të Dialogut të Forumit të Prespës.
“Mundësia e anëtarësimit të mundshëm në BE ka qenë një forcë lëvizëse gjatë gjithë këtyre viteve, për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik, mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Krahasuar me vitin 2016, kur u mbështet nga 39% e qytetarëve të BB,tashmë mbështetet nga 62% e qytetarëve.
Ne nuk i dimë motivet e arsyet e tyre, por shohim që njerëzit e rajonit po bashkohen me BE një nga një, dhe ndoshta ata e shohin anëtarësimin në BE si një shans për të lënë vendet e tyre. 71% e të rinjve, kur u pyetën nëse dëshironin të linin vendin e tyre dhe të shkonin të jetonin dhe të punonin jashtë, thanë po. Kjo është një shifër alarmante për udhëheqësit e BB, por edhe për ne që merremi me bashkëpunimin rajonal, ”tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në fillim të fjalimit të saj në Dialogun e Forumit të Prespës, që u zhvillua në Ohër sot.






