Në bazë të dhënave nga Policia e Kosovës, 707 qytetarë janë dënuar për mos respektim të ligjit anti-Covid.
Sipas raportit policor, bëhet e ditur se me 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1405 tiketa trafiku për shoferët që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit rrugor.
Gjatë javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të rasteve të qytetarëve që janë infektuar me virus, vetëm gjatë të martës u konfirmuan 1 mijë e 765 raste.
Për shkak të rritjes së numrit të infektuarave, dje Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 të cilat priten të miratohen nga ekzekutivi.
Njëra nga shumë masat e prezantuara është edhe shkurtimi i orarit të punës për gastronominë, si dhe kufizime sa i përket organizimit të dasmave.
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatim të masave kundër COVID-19, ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar javëve të fundit.
‘’Arsyeja pse masat kufizuese do të ndërmarrën e zbatohen në këta sektorë, është së shpërndarja më e madhe e virusit është evidente që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësirat e mbyllura, dhe mos respektimi i masave në fuqi’ ’ka deklaruar Vitia
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës ndërsa deri tash 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.