• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, October 1, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home RAJONI DHE BOTA

70% më infektues, varianti i ri korona: Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

tvprizreni by tvprizreni
December 21, 2020
in RAJONI DHE BOTA
0
70% më infektues, varianti i ri korona: Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

epa08557302 German Chancellor Angela Merkel wears a face mask during a roundtable discussion on the fourth day of the ongoing Special European Council leaders' summit, the first face-to-face meeting between EU statespeople held since the eruption of the ongoing pandemic of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, in Brussels, Belgium, 20 July 2020. The heads of state and government discussed the bloc's response to the pandemic and the new long-term budget. EPA/JOHN THYS / POOL

0
SHARES
129
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një variant i ri i virusit korona, që sipas ekspertëve është 70% më shumë infektues, ka shkaktuar shqetësim, për ç’arsye gjithnjë e më shumë vende po izolohen nga Britania e Madhe, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar, u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover, në Kanalin La Manshë, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave, edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues, shkruan DW.

Sipas një raporti, treni i fundit nga Londra që përmes Eurotunelit mbërrin në Francë u nis të dielën në mbrëmje, pasi Franca shpalli ndalimin e udhëtimit për shkak të variantit tejet infektues të Coronës. Ndalimi vlen për rrugët detare, ajrore, hekurudhore. Edhe Gjermania vendosi të dielën që nga e hëna deri më 31 dhjetor të mos ketë më fluturime nga Britania e Madhe. Vendimin e mori Ministria Federale e Transportit. Përjashtim bëjnë avionët që transportojnë mallra, avionët me personel mjekësor, ose avionët që kthehen vetëm me ekipin në Gjermani. Priten kufizime të tjera. Të dielën në mbrëmje 63 pasagjerë të një fluturimi nga Londra nuk u lejuan të largoheshin nga aeroporti në Hanover. Ata duhet të kryenin testin e Coronës dhe të presin rezultatin. Po ashtu do të kufizohen fluturimet me Afrikën e Jugut, vend, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se në Gjermani varianti i ri i virusit nuk është identifikuar ende. Por ne i marrim shumë seriozisht të gjitha njoftimet për këtë, tha Spahn.

Duhet theksuar se fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas Gjermanisë e Francës, edhe Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.

A vepron vaksina kundër këtij varianti?

Qeveria në Londër u shpreh me shqetësim për variantin e ri të Coronës. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i virusit Corona është deri në 70% më infektues se format e njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi. “Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, për BBC.

Analizat e para të shkencëtarëve britanikë, tregojnë se ky mutacion zotëron në mënyrë të pazakontë shumë ndryshime gjenetike, sidomos në proteinën Spike, proteinë, për të cilën ka nevojë virusi Corona që të depërtojë në qeliza. Vaksina e BioNTech-Pfizer e përdorur në Britaninë e Madhe aktivizon pikërisht një përgjigje të virusit kundër kësaj proteine. Prandaj ekziston frika, se vaksina nuk vepron dot kundër këtij varianti të ri. Por sipas të dhënave të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk ka të dhëna, se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda, një vdekshmëri më të lartë, apo se vaksinat janë më pak efektive kundër tij.

Takim krize në Britaninë e Madhe

Kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvillon të hënën një mbledhje emergjente të kabinetit. Synimi të sigurohet “rrjedha e pandërprerë e mallrave” nga dhe për në Britaninë e Madhe. Për shkak të mbylljes së pikave kryesore lidhëse të transportit mes Britanisë së Madhe e BE pritet që të krijohen edhe më shumë probleme në transportin, i cili që tani vuan nga bllokimet për shkak të ngarkesës së madhe në autostrada në drejtim të Doverit dhe Eurotunelit. Arsye për këtë janë rritja e transportit në kohën e krishtlindjeve dhe transportimi i materialeve për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, shumë sipërmarrje përpiqen të mbushin magazinat para përfundimit të fazës së ndërmjetme të Brexit më 31 dhjetor.

Shoqata Britanike e Logjistikës, UK Logistics u shpreh “e shqetësuar për shëndetin e shoferëve”. Po përpiqemi shumë që të marrim informacione të tjera, thuhet. Kurse Food and Drink Federation, Shoqata e Ushqimit dhe Pijeve paralajmëroi nga mungesa furnizimi në periudhën e Krishtlindjeve.

Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur

Sipas një raportimi të gazetës “Bild” kancelarja gjermane, Angela Merkel mendon për një mbyllje të plotë të Europës për udhëtime në Britaninë e Madhe deri më 6 janar. Në fillim të javës BE do të vendosë për një ndalim të plotë të udhëtimit të pasagjerëve mes pjesës kontinentale dhe mbretërisë. Gjermania mban presidencën e radhës në BE.

Në një telefonatë mes kancelares Merkel, presidentit Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel u diskutuar për gjendjen aktuale. Sipas të dhënave nga Pallati Elysée në qendër ishte gjetja e një strategjie të përbashkët. Bëhet fjalë që të mbyllen portat për hyrjen e virusit.

Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Download WordPress Themes
free download udemy course
download samsung firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
lynda course free download
Previous Post

Pandemia detyron Qeverinë të zëvendësojë mjetet buxhetore dhe të bëjë kursime

Next Post

Deri në pesë minuta pritje nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Next Post
Deri në pesë minuta pritje nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Deri në pesë minuta pritje nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Të Fundit

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë

Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur

October 1, 2023
Kurti falënderon Erdoganin për përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe KE

Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

October 1, 2023
Kurti për 26-vjetorin e protestës studentore: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

Kurti për 26-vjetorin e protestës studentore: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

October 1, 2023
Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

October 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë

Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur

October 1, 2023
Kurti falënderon Erdoganin për përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe KE

Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

October 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.