LAJME

7 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, asnjë rast në Prizren

7 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, asnjë rast në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2021, 15:05

Një person ka vdekur e janë shënuar 7 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,117 testime ndërkaq 103 persona janë shëruar.

Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 434.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinë anti-COVID 1,907 persona ndërkaq të vaksinuar gjithsej që nga fillimi i këtij procesi në fund të muajit mars janë 98,277.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 2,249 persona ndërkaq janë shënuar 107,571 raste pozitive e janë shëruar 104,791 persona.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika