Shtatë nëndegë të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë kanë paraqitur një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për rikthimin e Fatmir Limaj në gjirin e PDK-së.
Në kërkesën e tyre, përfaqësuesit e nëndegëve theksojnë se rikthimi i Limajt do të ishte në funksion të forcimit të partisë, rritjes së unitetit politik dhe besimit të elektoratit.
“Vlerësojmë se rikthimi i tij do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit në frymën e bashkëpunimit dhe të përbashkëtës politike”, thuhet në kërkesën e drejtuar lidershipit të PDK-së.
Kjo nismë është mbështetur nga përfaqësues të shtatë nëndegëve të PDK-së në Përdrini, përkatësisht:
Skender Elshani nga Pirana, Hazer Shala nga Randobrava, Durak Thaçi nga Zojzi, Bislim Krasniqi nga Medveci, Nagip Morina nga Landovica, Bexhat Bytyçi nga Arbanasi dhe Jetson Zylfiu nga Krusha e Vogël.
Përfaqësuesit e nëndegëve kanë bërë thirrje që kërkesa e tyre të shqyrtohet në funksion të bashkimit dhe fuqizimit të mëtejmë të subjektit politik.