Plot 699 herë kanë munguar deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancave plenare, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.
Kjo ka bërë që 23 seanca plenare të dështojnë në mungesë kuorumi në sesionin pranveror të legjislativit.
Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, përgjegjëse për këtë e bëri shumicën parlamentare që nuk ka arritur të sigurojë mbi 61 deputetë të saj.





