- Reklama -

677 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 677 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit COVID-19 janë 677”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen nuk shkeljet që i janë bërë këtij ligji.

- Reklama -

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkeljet.

Që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.248 pacientë kanë vdekur dhe 36.226 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.

Masat aktuale kundër koronavirusit që janë në fuqi, janë të ndara në komuna, të përcaktuara varësisht nga numri i të infektuarve.

Në disa komuna ka edhe kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të aktivitetit ekonomik nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort