Tollovi e madhe është krijuar prej disa ditësh në objektin ku qytetarët zakonshëm bëjnë paraqitjet për testin teorik të patentë-shoferëve.
Raportime të shumta pati lidhur me këtë situatë dhe tollovinë që po krijohet në këtë vend.
Anipse situata pandemike vazhdon të jetë mjaftë e rënduar, pa respektuar distancën qytetarët po vazhdojnë edhe sot të presin për të aplikuar për patentë-shoferë.
Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës të cilët kanë bërë të ditur se MI është duke pranuar afërsisht 600 aplikantë në ditë për paraqitje të provimit teorik në Prishtinë dhe se të njëjtit po vazhdojnë të punojnë me staf maksimal të angazhimit.
Të njëjtit janë arsyetuar se situata e krijuar me numër të madh të qytetarëve në hyrje të këtij objekti është bërë për shkak se një kohë nuk janë mbajtur provime nga teoria, për shkak se nuk kanë pasur licencë valide pyetësit teorik (të cilët mbajnë provimin).
“Kjo situatë ka ardhur për shkak se një kohë nuk kemi mbajtur provime nga teoria, për shkak se nuk kanë pasur licencë valide pyetësit teorik ( që mbajnë provimin ).Ne jemi duke pranuar afërsisht 600 aplikant në ditë për paraqitje të provimit teorik në Prishtinë, jemi duk punuar me staf maksimal të angazhimit”, u tha në përgjigjen e MI-së.
Një ashtu të njëjtit kanë deklaruar se organizimi i paraqitjes është duke vazhduar sipas orarit të cilin cilin e kanë bërë publike më parë në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, por që sipas të njëjtëve numri i kandidatëve është duke u menaxhuar dhe se gjatë ditëve të vijim do të zvogëlohet.
“Organizimi i paraqitjes është duke vazhduar sipas orarit të cilin e kemi publikuar në ueb faqe të Ministrisë, por ky numër i kandidatëve është duke u menaxhuar, dhe besoj gjatë ditëve në vijim do të zvogëlohet”, u theksua nga MI-ja.