Në një konferencë për media, kreu i OVL – UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë më shumë detaje rreth organizimit të protestës që do të mbahet të premten në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gucati tha se është konfirmuar se në protestë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa fjalë rasti do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Do të jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu do të marrë fjalën. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do ta marrë fjalën dhe unë si organizator i protestës në Tiranë. E kemi të konfirmuar se kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në protestë. Jemi duke pritur që sot ose nesër të na njoftoj edhe për fjalim. Nuk besoj se do e refuzoj fjalimin, e gjitha varet nga agjenda e tij, por mbrëmë na ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e 17 tetorit”, ka deklaruar Gucati.





