LAJME 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - June 29, 2021 0 29 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: