Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve.
Për këtë situatë Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025.”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Vetëvendosja ka arritur t’i fitojë 48 mandate, PDK-ja 24 sosh, LDK-ja 20, ndërsa koalicioni AAK-NISMA ka 8 deputetë.