LAJME

6.315.000 investime për qytetarët e Komunës së Prizrenit

6.315.000 investime për qytetarët e Komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2023, 13:29

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, përmes një shkrimi  në facebook ka njoftuar se rreth 6.315.000 investime do të ndërmerren për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se sot në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrëveshja e kredisë për Projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kjo marrëveshje përkrah përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësr parësor.

“Puna angazhimi ynë kanë qenë dhe do të jenë përherë në dobi të interesit publik. Për dallim nga partia në pushtetin komunal të Prizrenit që e pat ngulfatur Prizrenin nga niveli qendror, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk udhëhiqet nga motivet e ulëta të hakmarrjes politike në dëm të qytetarëve të Prizrenit dhe çdoherë do të jetë në anën e progresit dhe zhvillimit!”, ka shkruar tutje Abrashi në llogarinë e tij.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika