Pako vullnetare e largimit nga puna e punëtorëve, Telekomit i kushtoj 6.2 milionë euro. Mjete këto të cilat Telekomi i ka siguruar përmes kredisë nga Ministria e Financave. Nga kjo pako kanë përfituar 302 punëtorë.
“Përmes pakos për largim vullnetar nga puna, janë larguar gjithës 302 punëtorë, vlera totale e pagave te paguara për këta punëtorë është rreth 6.2 milionë, paga neto+tatimi ne paga + kontributet pensionale. Mjetet për këto dy projektet janë marre kredi me kamate nga Ministria e Financave”, tha për “IndeksOnline”, Fadil Lepaja zëdhënës i Telekomit.





