LAJME

57-vjeçari gjendet i vdekur në fshatin Serbicë e Ulët, pranë tij u gjet një armë

57-vjeçari gjendet i vdekur në fshatin Serbicë e Ulët, pranë tij u gjet një armë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2025, 14:50

Një person është gjetur pa shenja jete në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, raporton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe emergjenca mjekësore, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si M.K., 57-vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, ka deklaruar ai.

Sipas shikimit fillestar, është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur edhe një armë zjarri – pistoletë.

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit./Sinjali

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika