- Reklama -

54 subjekte kanë aplikuar deri tani për certifikim në Zgjedhjet Lokale, afati mbyllet më 13 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale 2025, po vazhdon dhe se deri më 04.08.2025 janë pranuar 1 mijë e 500 kërkesa. Prej tyre, 1 mijë e 409 janë pranuar, kurse 91 janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkëngjitur fotografinë duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

“Po ashtu, anëtarët [e KQZ-së] u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë për votim me postë … Sipas të dhënave, deri më sot (e hënë, 4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq 569 aplikime janë refuzuar për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumentin që dëshmon adresën e banimit apo adresa e deklaruar nuk është e njëjtë me adresën në dokumentin që e dëshmon atë”, njofton tutje KQZ.

- Reklama -

Anëtarët e KQZ-së janë informuar edhe për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatët e tyre.

Kjo periudhë ka filluar më 26.06.2025 dhe përfundon më 13.08.2025. Deri më tani kanë aplikuar për certifikim 54 subjekte: 19 parti politike, 19 iniciativa qytetare dhe 16 kandidatë të pavarur.

Në KQZ u shqyrtua dhe miratua dokumenti që analizon votat e pavlefshme në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të datës 09.02.2025.

“Sipas këtij dokumenti, nga numri i përgjithshëm i votuesve (966,283) që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta. Nëse të dhënat e vitit 2025 krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore të kaluara (2007, 2010. 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqindja më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre”, njofton tutje KQZ.

KQZ ka miratuar edhe vendimin për zëvendësimin e një anëtari të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, ka miratuar raportin financiar të KQZ-së për periudhën janar-qershor 2025, vendimin për miratimin e raportit të shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për të njejtën periudhë, zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Dragash si dhe miratimin e listës së kandidatëve potencial për anëtarë të komisionit të pranimit për pozitat e nivelit profesional në departaentin e Teknologjisë Informative Zgjedhore dhe Shërbim të Votuesve.

Zgjedhjet Lokale do të mbahen me 12.10.2025.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort