LAJME

500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës, Qeveria i ekzekuton të hënën

500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës, Qeveria i ekzekuton të hënën
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 08:47

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë me vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për “Dardanët”, pas fitores së djeshme kundër Sllovakisë.

Kryeministri Albin Kurti, pati premtuar shpërblim qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë. 

Në një postim në Facebook, Murati theksoi se me kërkesë të kryeministrit, vendimi për ndarjen e 500 mijë eurove do të jetë gati për miratim në mbledhjen e radhës së Qeverisë, të hënën. 

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati.

Kosova në finale do të ballafaqohet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila do të zhvillohet të martën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika