Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të vijnë në Kosovë gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer.
Ai tha se për këtë në muajin shtator presin një numër të madh të qytetarëve që do të vaksinohen dhe se për këtë kanë plan.
“E kemi bërë planin e vaksinimit dhe kemi kërkuar që nga vikendi i ardhshëm të punohet edhe të dielave. Në shtator presim që ky numër të rritet edhe më shumë. Marrë parasysh që përveç 500 mijë dozave që na vijnë nga SHBA donacion, janë edhe 230 mijë doza që vijnë nga kontrata bilaterale me kompaninë Pfizer”.