Njësiti i trafikut rrugor në Prizren ka ndërmarrë një aksion kundër automjeteve të modifikuara që shkaktojnë zhurma të larta në rrugë.
Gjatë kontrollit janë identifikuar disa automjete në të cilat ishin montuar zhurmues të veçantë, jashtë standardit të lejuar.
Këto makina janë dërguar fillimisht në kontroll teknik, ku pas matjeve është konstatuar tejkalim i nivelit të lejuar të zhurmës, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.





