LAJME

49 aksidente dhe 1075 tiketa trafiku gjatë 24 orëve

49 aksidente dhe 1075 tiketa trafiku gjatë 24 orëve
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2020, 09:53

Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se 22 prej aksidenteve kanë qenë me persona të lënduar, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1075 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut dhe 1133 të tjera për personat që nuk kanë respektuar masat nga Ligji anti-COVID.

Ndërsa janë arrestuar 24 persona, ku prej tyre 16 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika