Afro 50 mijë kosovarë nuk duan të jetojnë më në Kosovë. Kjo është shifra e atyre që kanë aplikuar për termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ata janë regjistruar me shpresën se do të përzgjidhen për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj, shkruan albinfo.ch.
Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe me anë të llojeve të tjera të vizave e përmes ambasadave të vendeve të tjera.





