LAJME

462 raste aktive me coronavirus në Kosovë dhe 740 mijë të vaksinuar me dy dozat

462 raste aktive me coronavirus në Kosovë dhe 740 mijë të vaksinuar me dy dozat
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2021, 08:04

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 462.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.581.266 doza të vaksinës.

Deri më sot më shumë se 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika