- Reklama -

43-vjeçari vjedh tavolinat e një diskoteke në Prizren, kapet nga sigurimi

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku kësaj here cak i hajnave ishte një klub nate, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person është kapur në flagrancë duke vjedhur tavolinat metalike të diskotekës ‘Velonia’.

- Reklama -

43-vjeçari i dyshuar ishte kapur mat nga punëtori i sigurimit të diskotekës, i cili kishte hasur në të dyshuarin dhe më pas e kishte parë se ka ngarkuar në veturën e tij tri tavolina, ndërsa katër tjera i kishte aty pranë. Bazuar në dëshminë e pronarit të diskotekës, vlera e shtatë tavolinave që tentoi t’i vjedh i dyshuari, është përmbi 1 mijë euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar te dyshuarin, të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort