SPORT

413 tifozë shqiptarë sonte të pranishëm në stadiumin e Varshavës

413 tifozë shqiptarë sonte të pranishëm në stadiumin e Varshavës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2023, 21:25

Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim kundër Polonisë.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Përkrahja për Shqipërinë nuk do të mungojë as sonte, pasi një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë do të jenë sonte atje.

Sipas “Supersport”, do të jenë 413 tifozë shqiptarë sonte në shkallët e stadiumit, të cilët i përkasin grupimit “Tifozat Kuqezi”.

Një grup prej tyre është nisur nga Tirana dhe tjetër nga Berlini.

Në total pritet që sonte të jenë prezent 57 mijë tifozë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika