LAJME

Faton Bislimi fton anëtarët e Listës ‘Guxo’ të kthehen në parti para zgjedhjeve lokale

Faton Bislimi fton anëtarët e Listës ‘Guxo’ të kthehen në parti para zgjedhjeve lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2021, 09:49

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi u ka bërë thirrje ish-anëtarëve të LDK-së që tashmë janë në Listën ‘Guxo’të rikthehen në shtëpinë e tyre.

Ai në emisionin “dPt te Fidani” në T7 tha se arsyeja pse ata janë larguar ka qenë për shkak të lidershipit të vjetër, ndërsa sot thotë se është një lidership tjetër.

“Arsyeja që ata janë larguar kanë qenë për shkak të lidershipit të LDK-së, ndërsa tash është ndërruar lidershipi. Do të ishte politikisht korrekte që të gjithë ata përkrahës të rikthen në LDK, në shtëpinë e tyre”, tha Bislimi.

Ai madje thotë se rikthimi i tyre do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje.

“Do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje”, shtoi Bislimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika