LAJME

400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalim vozitjeje për shoferët që zhvilluan gara ilegale në autostradë

400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalim vozitjeje për shoferët që zhvilluan gara ilegale në autostradë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 12:03

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar disa shoferë të cilët po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë.

Shoferët e identifikuar janë gjobitur me nga 400 euro dhe u janë shqiptuar nga katër pikë negative. Gjithashtu, atyre u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për një periudhë prej 10  muajsh.

Përveç masave ndëshkuese ndaj shoferëve, policia ka konfiskuar edhe automjetet, për shkak të dyshimeve për modifikime të kundërligjshme.

Automjetet do të dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, për të verifikuar gjendjen dhe përputhshmërinë e tyre me kërkesat teknike.

Policia ka paralajmëruar se do të vazhdojë kontrollet në autostrada me qëllim parandalimin e garave ilegale dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika