Policia e Kosovës ka njoftuar se 40 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.10 prej tyre janë nga rajoni i Prishtinës të cilët u vunë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Një burrë në Prishtinë u arrestua për shkak se e kishte sulmuar seksualisht fëmijën e tij.
Po ashtu, 18 aksidente trafiku me të lënduar ishin për 24 orë, me dëme materiale 33, ndërsa 1719 tiketa trafiku u shqiptuan, si dhe nëntë të tilla për mosrespektim të ligjit anti-COVID.